Ndërlidhjet

Tigrat Tamilë thonë se do t'i ndëpresin luftimet


Kryengritësit e Tigrave Tamilë thonë se do t’i ndërpresin luftimet kundër qeverisë së Sri Lankës.

Në një faqe interneti të afërt me kryengritësit, citohet zëdhënësi i kryengritësve Selvarasa Pathmanathan të ketë thënë se luftimeve “u ka ardhur fundi i hidhur”, dhe se Tigrat “kanë vendosur t’i heshtin armët për t’i shpëtuar njerëzit e tyre”.

Dje, presidenti i Sri Lankës, Mahinda Raxhapaksa, e shpalli fitoren duke thënë se armata i ka mundur kryengritësit “ushtarakisht”.

Zëdhënësi i ushtrisë tha sot se të gjithë civilët që u ndodhën në zonën e luftimeve janë “shpëtuar”.

Por zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Sri Lankë, Gordon Vejs tha se është tepër herët për t’i konfirmuar këto pohime.

Më shumë se 25 vjet Tigrat Tamilë po luftojnë për një atdhe të pavarur të pakicës tamile në Sri Lankë.

Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën më shumë se 70 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG