Ndërlidhjet

OBSH: 8.480 të infektuar nga virusi H1N1


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 8.480 njerëz janë infektuar në 39 vende të botës nga virusi H1N1, ndërsa 72 vetë kanë vdekur nga sëmundja e gripit të derrave.

Në krye të listës janë Shtetet e Bashkuara me 4.714 të infektuar dhe katër të vdekur, kurse pastaj vjen Meksika me 2.895 të infektuar dhe 66 të vdekur nga virusi.

Për herë të parë në listën e vendeve ku është regjistruar virusi janë radhitur India, Turqia dhe Malajzia.
XS
SM
MD
LG