Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq: Zinxhir i veçantë komandues për policët serbë


Sekretari Shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq ka thënë se autoritetet në Beograd duhet të insistojnë që policëve serbë t’u mundësohet të jenë në zinxhirin e veçantë komandues në Policinë e Kosovës.

Ivanoviq ka shtuar se kjo është shumë me rëndësi, sepse, siç ka thënë ai, në atë rast ata “nuk do të ishin pjesë e institucioneve që kanë shpallur pavarësinë”.

Sipas tij, siguria në zonat e banuara me serbë në Kosovë do të varej në masë të madhe nga prania e serbëve në policinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG