Ndërlidhjet

Shimon Peres mirëpret përpjekjet e SHBA-ve


Presidenti i Izraelit Shimon Peres i ka mirëpritur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për një zgjidhje gjithëpërfshirëse paqësore në Lindjen e Mesme.

Duke folur gjatë një vizite në Jordani, Peres tha se mendon që dallimet ndërmjet palestinezëve dhe Izraelit janë ngushtuar, dhe shtoi se me idetë e reja do të “kapërcehet hendeku”.

Mbreti Abdullah i Jordanisë tha se pret që së shpejti Shtetet e Bashkuara ta bëjnë publik planin për rifillimin e negociatave paqësore arabo-izraelite.

Dje ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, sugjeroi se Netanjahu mund të jetë i gatshëm të mbështesë procesin paqësor që do të çonte te shteti i pavarur palestinez.
XS
SM
MD
LG