Ndërlidhjet

Stajnberg takoi zyrtarët e Malit të Zi


Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Stajnberg dhe zyrtarët më të lartë të Malit të Zi biseduan sot për hapat që ky vend duhet t’i ndërmarrë për plotësimin e “standardeve të bazuara në parimet e NATO-s”.

Pas takimit në Kotor, ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderik Mur, tha se Stajnberg u ka përcjellë zyrtarëve malazezë se Shtetet e Bashkuara “shumë e vlerësojnë kontributin e Malit të Zi për stabilitetitn rajonal”.

Stajnberg gjithashtu i ka lëvduar “përpjekjet e liderëve malazezë për ndërtimin e lidhjeve të forta me vendet e rajonit”.
XS
SM
MD
LG