Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten 11 policë dhe 1 ushtar


Autoritetet e Afganistanit thanë se 11 policë dhe një ushtar afgan e humbën jetën nga sulmet e militantëve.

Ministria e Brendshme afgane tha se gjashtë policë janë vrarë kur militantët e sulmuan postbllokun e tyre në provincën Helmand.

Disa orë më vonë, pesë policë të tjerë u vranë në sulmin e kryengritësve talibanë ndaj një postblloku në provincën juglindore Nimroz.

Po sot, një ushtar vdiq dhe tre u plagosën në sulmin kundër trupave të ushtrisë afgane në provincën Zabul.
XS
SM
MD
LG