Ndërlidhjet

logo-print

Los Anxheles: Tërmet me fuqi 5.0 shkallë


Një tërmet me fuqi prej 5.0 shkallë të Rihterit e ka goditur rajonin e Los Anxhelesit në Kaliforninë jugore.

Instituti Gjeologjik amerikan e përshkroi tërmetin e së shtunës si "mesatar", dhe nuk kishte raporte për dëme apo të lënduar.

Instituti tha se epiqendra ishte 16 km në jugperëndim të qendrës së Los Anxhelesit.

Raportohet se tërmeti është ndjerë në rajonin e gjerë.
XS
SM
MD
LG