Ndërlidhjet

Mbijeton sulmin vëllai i presidentit afgan


Vëllai i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai tha se kryengritësit talibanë i kanë zënë pritën në rrugë, duke i vrarë një nga truprojet e tij.

Ahmed Vali Karzai tha se po kthehej nga kryeqyteti Kabul në drejtim të qytetit lindor Jalalabad, kur autokolona iu sulmua mëngjesin e sotëm.

Ahmed Vali Karzai, i cili është kryetar i pushtetit provincial në Kandahar, tha se ai ishte në shënjestër të sulmit.

Ai është një figurë kundërthënëse, i cili është akuzuar nga mediat perëndimore për lidhje me tregtinë e narkotikëve në Afganistan, por akuzat i ka mohuar.
XS
SM
MD
LG