Ndërlidhjet

logo-print

Mianmar: Udhëheqësja e opozitës para gjyqit


Liderja prodemokratike e opozitës në Mianmar, Aung San Su Kji sot doli para gjykatës me akuzat, të cilat mund ta dënojnë deri me pesë vjet burg.

Akuzat u ngritën pasi në fillim të majit një burrë amerikan e notoi liqenin dhe hyri në shtëpinë e saj ku ajo ndodhej në burg shtëpiak.

Vizita e paftuar e amerikanit bëri që autoritetet ta akuzojnë Su Kji për shkelje të kushteve të arrestit shtëpiak, i cili duhej të skadojë në fund të majit.

Gjatë 19 viteve të fundit, laureatja e Çmimit Nobel për Paqe i ka kaluar 13 vjet në burg shtëpiak.

Bashkimi Evropian tha sot se mund të shqyrtojë rritjen e sanksioneve kundër regjimit në Mianmar.
XS
SM
MD
LG