Ndërlidhjet

Pakistani thotë se do t'i mundë talibanët


Pakistani tha se ofenziva kundër talibanëve po rrjedh me sukses, dhe u zotua se do t’u ndihmojë më shumë se 1 milionë njerëzve të zhvendosur nga konflikti i fundit.

Kryeministri Jusuf Raza Gilani tha se trupat do të mbeten në luginën Suat në veriperëndim të vendit deri sa të vendoset paqja.

Pakistani thotë se ka vrarë më shumë se 1 mijë militantë që nga fillimi i ofenzivës tre javë më parë.

Bilanci nuk ka mundur të verifikohet nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG