Ndërlidhjet

BE-ja e kënaqur me vendosjen e EULEX-it


Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së, sot janë shprehur të kënaqur për shkak të “rezultateve fillestare, të cilat i ka arritur misioni EULEX në ndihmën, që u ka dhënë institucioneve të Kosovës, për ta forcuar sundimin e ligjit për të gjithë banorët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare”.

Mëtutje, në deklaratë, pas takimit të sotëm, është theksuar se “realizimi i mandatit të EULEX-it do të luajë rol të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit të rajonit, në harmoni me perspektivën e tij evropiane”.

Janë përshëndetur përpjekjet e EULEX-it që “të siguroj vendosje të suksesshme të të gjitha komponenteve të tij në gjithë Kosovën”.
XS
SM
MD
LG