Ndërlidhjet

logo-print

2 milionë të zhvendosur në Pakistan


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët ka thënë se për shkak të luftimeve ndërmjet ushtrisë dhe militantëve talibanë në Pakistan vetëm gjatë këtij muaji janë zhvendosur afër 1.5 milionë njerëz. Zëdhënësi i UNHCR-it Ron Redmond thotë se 500 mijë të tjerë janë zhvendosur më heret që çon numrin e të zhvendosurve në 2 milionë.
Këto raporte janë bërë në çastet kur Islamabadi zyrtar pohon se ofanziva aktuale kundër militantëve talibanë është duke u zhvilluar me sukses.
XS
SM
MD
LG