Ndërlidhjet

logo-print

Kolombo pohon se ka mposhtur lëvizjen separatiste


Kryetari i Shri Lankës Mahinda Raxhapakse sot edhe formalisht ka shpallur fitoren e shtetit ndaj lëvizjes separatiste të Tigrave tamil dhe përfundimin e luftës civile që ka zgjatur 25 vjet, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.
Në fjalimin para parlamentit, kryetari Raxhapakse ka thënë se qeveria e Shri Lankës ka mposhtur Tigrat tamil dhe se shteti në të ardhmen do të ketë kontroll në gjithë teritorin.
“Kemi mposhtur terrorizmin në tërësi”, ka thënë Raxhapakse.
Dje zyrtarët e Shri Lankës thanë se kishin mposhtur lëvizjen separatiste dhe kishin vrarë liderin e tyre. Por, Tigrat tamil sot kanë thënë se lideri i tyre është gjallë dhe se ata do të vazhdojn luftën për dinjëtetin dhe lirinë e popullit tamil.
Gjatë 25 viteve të luftës në Shri Lankë kanë vdekur më shumë se 70 mijë veta.
XS
SM
MD
LG