Ndërlidhjet

SHBA, Rusia diskutojnë kontrollin e armëve bërthamore


Zyrtarë amerikan dhe rus filluan sot diskutimet dyditore që kanë për qëllim zëvendësimin e ujdive për çarmatimin bërthamor nga koha e Luftës së ftohtë që skadojnë nga fundi i këtij viti.

Grupet negociuese u udhëhoqen nga asistentja e sekretares amerikane e shtetit, Rose Gottemoeller, dhe nga shefi i departamentit për siguri dhe kontrollin e armëve të ministrisë së jashtme ruse, Anatoly Antonov.

Qëllimi kryesor i bisedimeve mësohet të jetë zëvendësimi i marrëveshjes START të nënshkruar më 1991.
XS
SM
MD
LG