Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Hamnei i akuzon SHBA-të


Udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Hamnei, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për "nxitje të terrorizmit" dhe konspiracion kundër Republikës Islame.

Duke iu referuar pranisë së SHBA-së në Iraq, udhëheqësi i Iranit tha se Uashingtoni ka përdorur mjetet financiare dhe armë për të dëmtuar Tehranin.

Komentet e tij u bënë në kohën kur presidenti amerikan Barak Obama po kërkon rivendosjen e marrëdhënieve me Iranin pas tri dekadave të mosbesimit të dyanshëm.
XS
SM
MD
LG