Ndërlidhjet

Unioni i Komoreve njeh Kosovën



Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Unioni i Komoreve.

“Ministri i jashtëm Skënder Hyseni e ka siguruar ministrin Ahmed Ben Said Jaffar për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin e ngushtë me këtë vend”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ky vend është i 59-ti që njeh pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG