Ndërlidhjet

SHBA: 100 milion dollarë ndihma Pakistanit


Shtetet e Bashkuara thanë se do t’ia japin Pakistanit rreth 100 milion dollarë për të ndihmuar njerëzit e zhvendosur si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve talibanë.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se me këtë veprim Uashingtoni po i përgjigjet kërkesës së Islamabadit.

“Ne jemi të bindur se në lidhje me sfidën humanitare, njerëzit në Pakistan dhe qeveria e tyre, sikurse Bashkësia Ndërkombëtare, mund të bashkohen dhe të ecin përpara, jo vetëm në mbështetjet e nevojshme por edhe në forcimin e lidhjeve për vitet e ardhshme”, tha Klinton.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 1.5 milion njerëz janë zhvendosur gjët këtij muaji si pasojë e ofensivës së qeverisë kundër talibanëve.
XS
SM
MD
LG