Ndërlidhjet

Obama shpall planin për standardet e makinave


Presidenti amerikan Barak Obama i ka propozuar standardet e para në Shtetet e Bashkuara për kufizimin e emisionit të gazrave nga automjetete dhe synimet për efikasitet më të madh të karburantit.

“Për të parën herë në historinë tonë, ne kemi vënë në lëvizje një politikë kombëtare, e cila synon zvoglimin e shpenzimit të karburantit dhe zvoglimin e ndotjes së ajrit për të gjithë kamionët dhe automjetet që shiten në Shtetet e Bashkuara”, tha Obama.

Propozimi parasheh që automjetet e udhëtarëve të shpenzojnë mesatarisht 6.5 litra karburant në 100 km.

Programi fillon me modelet e makinave që do të prodhohen në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG