Ndërlidhjet

Xhakartë: Rrëzohet aeroplani - 98 të vdekur


Së paku 98 veta kanë vdekur pasi që një aeroplan ushtarak i Indonezisë u rrëzua në afërsi të një baze ajrore në ishullin Java, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.

Në aeroplan ishin më shumë se 100 veta. Zëdhënësi i ushtrisë, Sagom Tamboen, ka thënë se aeroplani transportues bënte bartjen e ushtarëve dhe familjeve të tyre, dhe se në mesin e udhëtarëve kishte edhe fëmijë.

Shkaku i fatkeqësisë nuk dihet.
XS
SM
MD
LG