Ndërlidhjet

Bajden në Beograd


Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara Xhozef Bajden (Joseph Biden) sot qëndron për vizitë në Serbi. Me të arritur në Beograd, Bajden do të takohet me presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe pastaj do të ketë një takim me gazetarët.
Nënkryetari amerikan Xhozef Bajden do të bisedoj edhe me kryeministrin e Serbisë Mirko Cvetkoviq dhe me ministrin e Mbrojtjes Dragan Shutanovac.
Gjatë qëndrimit në Beograd nënpresidenti amerikan Xhozef Bajden do të vërë kurorë në kopshtin e ndërtesës se qeverisë në vendin ku para gashtë vitesh ishte vrarë kryeministri Zoran Xhingjiq.
XS
SM
MD
LG