Ndërlidhjet

Lavrov: Të negociohet edhe mburoja raketore


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se planet për mbrojtjen raketore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të merren parasysh gjatë negociatave për reduktimet e mëtejme të arsenaleve bërthamore.

Lavrov tha se është e pamundur të arrihet progres në bisedimet për një marrëveshje të re për kontrollin e armatimit, nëse nuk merren parasysh planet amerikane për mburojën raketore në Evropën Qendrore.

Këto komente, Lavrov bëri në ditën e dytë të bisedimeve dypalëshe mbi mundësitë e zëvendësimit të marrëveshjes START të nënshkruar më 1991.
XS
SM
MD
LG