Ndërlidhjet

Bahreini njohu shtetin e Kosovës


Mbretëria e Bahreinit e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajmin ia bëri të ditur ministrit të jashtëm së Kosovës, Skender Hyseni, të martën, ambasadori i Mbretërisë së Bahreinit në OKB, Tawfeeq Ahmed Almansoor.

Sot, ministri i jashtëm i Mbretërisë së Bahreinit, Sheikh Khaled Bin Ahmed dal Khalifa, ka ftuar shefin e diplomacisë kosovare për një vizitë, dhe është zotuar për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve si dhe intensifikimin e bashkëpunimit më të ngushtë.

Mbretëria e Bahreinit është vendi i 60- të që e ka njohur Kosovën.
XS
SM
MD
LG