Ndërlidhjet

Senati bllokoi fondet që të mbyllë Guantanamon


Senati amerikan ka votuar që t’i mbajë të burgosurit në Guantanamo dhe të mos i transferojë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Votimi me 90 pro dhe 6 kundër u bë një ditë para se presidenti Barak Obama ta bëjë publik planin e tij për mbylljen e objektit në Guantanamo.

Obama i kishte venë aleatët e tij demokratë në një pozite të vështirë duke kërkuar 80 miliuonë dollarë për të shpejtuar mbylljen e Guantanamos, përpara se të hartohej plani se çfarë të bëhej me të burgosurit.

Votimi në Senat e pasoi hapin e ngjashëm të Dhomës Përfaqësuese, e cila javën e kaluar nuk i miratoi paratë.
XS
SM
MD
LG