Ndërlidhjet

Bagdad: 35 të vrarë, 72 të plagosur


Një bombë e fuqishme në veriperëndim të Bagdadit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 35 njerëzve dhe plagosjen e 72 të tjerëve.

Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se shpërthimi ka ndodhur në një lagje kryesisht të banuar me shiitë.

Sulmi i fundit i madh në Bagdad ishte në 29 prill, kur nga shpërthimet e dy automjeteve bomba e humbën jetën 51 vetë në lagjen shiite Sadr City.
XS
SM
MD
LG