Ndërlidhjet

Klinton: S'janë në interes të Iranit armët bërthamore


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se ka për qëllim që t’i shpjegojë Iranit përse nuk është në interesin e këtij vendi që të sigurojë armë bërthamore.

Klinton i tha nënkomitetit të Senatit, i cili mbikqyr fondet e Departamentit të Shtetit, se qëllimi i saj është “që ta bindë regjimin iranian se ata në të vërtetë do të jenë më pak të sigurtë nëse e vazhdojnë programin e tyre për armatë bërthamore”.

Klinton tha se “Irani i pajisur me armë bërthamore do të nxitë një garë të armatimit në Lindjen e Mesme dhe më gjerë në rajon”.

Irani mohon se përpiqet të sigurojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG