Ndërlidhjet

Obama shpall planet për mbylljen e Guantanamos


Presidenti amerikan Barak Obama, pritet që sot ta shpallë strategjinë e tij për mbylljen e burgut për të dyshuarit për terrorizëm në Guatanamo, Kubë.

Në ditën e dytë kur mori detyrën, Obama u zotua se do ta mbyllë Guatanamon brenda një viti, si pjesë e përpjekjeve të tij për ta përmirësuar imazhin e SHBA-ve në botë.

Por nga Demokratët dhe Republikanët ka pasur kërkesa në rritje që Obama të paraqesë një plan më të detajuar se çfarë do të bëhet me 240 të paraburgosurit që ndodhen në Guatanamo.

Të mërkurën, Senati me 90 vota pro dhe 6 kundër e refuzoi kërkesën e Obamës për 80 milionë dollarë për mbylljen e Guantanamos, dhe e bllokoi transferimin e të paraburgosurve në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG