Ndërlidhjet

SHBA: FBI arreston katër vetë për komplot


Byroja Federale e Hetimeve ka arrestuar katër persona, të cilët akuzohet se kanë komplotuar që të vendosin bombë para një tempulli hebreit në Nju Jork, dhe me raketa të dirigjuara nga larg t’i sulmojnë aeroplanët ushtarakë.

Zyrtarët e FBI-së kanë njoftuar se arrestimet janë bërë pas një operacioni të fshehtë një vjetor, në qytetin Njunurg, rreth 110 km nga Nju Jorku.

Xhejms Kromiti, Dejvid Viliams, Onta Viliams dhe Lager Pejen, nga Njuburgu, akuzohen se kanë komplotuar që të përdorin armë për shkatërrim në masë brenda Shteteve të Bashkuara.

Ata kanë planifikuar që të aktivizojnë automjetin bombë para tempullit hebreit Riverdejl në Bronks, si dhe me raketë “Stinger” të gjuajnë në aeroplanët e bazës ajrore në aeroportin Stjuart në Njuburg.
XS
SM
MD
LG