Ndërlidhjet

Jangon: Proces i mbyllur për lideren opozitare


Regjimi ushtarak i Mianmarit po e mbanë procesin gjyqësor kundër lideres së opozitës, Aung San Suu Kji, me dyer të mbyllura, pas lejes njëditore të hyrjes në seancë për diplomatët dhe gazëtarët.

Me këtë rast, autoritetet kishin lejuar hyrjen e nga një diplomati prej 30 ambasadave të huaja në Jangon, ndërsa Su Kji kishte takime me emisarë të Tajlandës, Singaporit dhe Rusisë.

Pesë gazetarëve të agjnecive të huaja të lajmeve dhe 5 reporterëve lokalë iu lejua pjesëmarrja në gjykim.

Ndërkohë, juristë të njohur ndërkombëtarë, në një raport të publikuar në Harvard, kanë bërë thirrje për zhvillimin e hetimeve të Kombeve të Bashkuara në Mianmar, duke thënë se regjimi ushtarak mund të ketë krye krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG