Ndërlidhjet

Imamoviq i dhuron tokën Bajdenit


Hazim Imamoviq nga qyteza Olovo e Bosnjës qendrore i entuziazmuar nga fjalimi i nënpresidentit amerikan në parlamentin e këtij vendi ka vendosur që Xho Bajdenit t’ia dhuroi një pjesë të tokës që e disponon.
“Shpresoj se Bajden dhe të afërmit e tij do të vijn këtu (në Bosnjë) për të ndërtuar një shtëpi për vete dhe pasardhësit”, ka thënë Imamoviq.
Ky 52 – vjeçar dhe ish pjestar i ushtrisë së Bosnjës i prekur nga ftesa që Xho Bajden u dërgoi liderëve të këtij vendi që të heqin dorë nga nacionalizmi dhe t’i kthehen ardhmërisë, ka thënë se këtë hap e ndërmerrë i motivuar nga fakti që Bajden është “njeri shumë i mirë”.
Imamoviq ka thënë se është i entuziazmuar me fjalimin e nënpresidentit amerikan, sepse siç ka thënë ai, Bajden është i vetmi që ka folur realisht dhe me ndershmëri.
XS
SM
MD
LG