Ndërlidhjet

Beograd: Sulmuesi me bombë u çarmatos


Policia e ka çarmatosur sulmuesin me dy bomba, i cili më herët kishte hyrë në presidencën e Serbisë, ka njoftuar zyra e informimit.

Sipas zëdhënëses, Jasmina Stojanov, granatat e dorës “i janë marrë, prandaj ai është çarmatosur”.

Më vonë policia ka thënë se ky person është arrestuar.

Raportohet se incidenti në presidencën e Serbisë ka përfunduar aty kah ora 18.

XS
SM
MD
LG