Ndërlidhjet

logo-print

Obama i përkushtuar për mbylljen e Guantanamos


Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur përkushtimin e tij për mbylljen e burgut Guantanamo Bej në Kubë, përkundër pengesave që janë paraqitur në Kongres.

Në fjalimin e tij të sotëm për sigurinë kombëtare, presidenti Obama, tha se burgu për terroristët e dyshuar kishte dëmtuar atë, që ai e quajti, autoritet moral të Amerikës në botë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara, megjithë luftën kundër terrorizmit, nuk mund ta dëmtojnë pozicionin e tyre lidhur me vlerat e veta morale. Sipas tij, ekzistenca e burgut Guantanamo Bej, me gjasë, ka krijuar më tepër terroristë në mbarë botën, se sa që ka ndihmuar me burgosje.

Ky fjalim i zotit Obama u bë pasi Kongresi i Shteteve të Bashkuara refuzoi kërkesën e presidentit Obama për 80 milionë dollarë, për mbylljen e burgut dhe ka votuar për bllokimin e transferimit të të burgosurve në Shtetet e Bashkuara.

Anëtarët e Kongresit thanë se sjellja e secilit nga 240 të burgosurve në Shtetet e Bashkuara, mund ta rrezikojë sigurinë amerikane, përkundër faktit se ata janë të burgosur.
XS
SM
MD
LG