Ndërlidhjet

Gorbaçov: Demokracia në Rusi – kthim prapa


Ish lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, ka kritikuar udhëheqësinë aktuale të Rusisë, duke e akuzuar atë për kthim prapa në zhvillimet demokratike, të arritura gjatë qeverisjes së tij.

Në fjalimin e mbajtur në një konferencë në Moskë, ku u shënua 20 vjetori i parlamentit të parë sovjetik të zgjedhur në mënyrë demokratike, Gorbaçov akuzoi Kremlinin në lidhje me përpjekjet për forcimin e pushtetit dhe shtypjen e opozitës.

Ai kritikoi partinë Rusia Unike, që e udhëheq qeverinë ruse, por nuk e përmendi presidentin Dimitrij Medvedev, apo paraardhësin e tij, Vladimir Putin, tash kryeministër.
XS
SM
MD
LG