Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet – së paku 23 të vrarë


Së paku 23 vetë janë vrarë nga disa shpërthime vetvrasëse në Irak, vetëm disa javë para tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet irakiane.

Një sulmues vrau 12 njerëz dhe plagosi 25 të tjerë kur, në një treg të mbushur me njerëz në Bagdad, aktivizoi pajisjen shpërthyese. Në këtë sulm, sipas ushtrisë amerikane, janë vrarë edhe 3 ushtarë amerikanë.

Tetë vetë u vranë kur një tjetër sulmues vetëvrasës me bombë, goditi sunitët, anëtarë të grupit kundër al-Kaidës, në qytetin verior, Kirkuk.

Poashtu sot, nga shpërthimi me bombë brenda stacionit të policisë, në perëndim të Bagdadit, janë vrarë tre policë.
XS
SM
MD
LG