Ndërlidhjet

Bajden: Gjërat janë shumë më mirë se përpara


Zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajden, tha se integrimi real ndërmjet grupeve etnike në Ballkan, mund të paraqitet si më i vështirë se sa që ishte në fund të luftërave në vitet e 90-ta në ish Jugosllavi.

“Ajo për të cilën ne tash flasim është integrimi real, jo vetëm eliminim i masakrave dhe brutalitetit dhe kjo do të jetë e vështirë dhe do të kërkoj kohë”, tha zoti Bajden në fund të vizitës së tij në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë.

Ai mëtutje tha se “gjërat janë në mënyrë drastike më mirë se kur isha këtu herën e fundit dhe është një rrugë e gjatë përpara dhe mbase, më e vështira”, u tha zoti Bajden gazetarëve në Bondstill afër Ferizajt.
XS
SM
MD
LG