Ndërlidhjet

Obama kërkon largimin e të burgosurve


Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se 48 të dyshuar për terrorizëm, që aktualisht mbahen në burgun në Guantanamo Bej, po presin të lirohen dhe të dërgohen në vendet e tjera.

Në fjalimin e djeshëm, zoti Obama, tha se këta të burgosur janë në mesin e 50 vetëve, rastet e të cilëve tashmë janë rishqyrtuar.

Këto komente u bënë pasi Kongresi i Shteteve të Bashkuara refuzoi kërkesën e presidentit Obama për 80 milionë dollarë për mbylljen e burgut në Guantanamo Bej dhe ka votuar për bllokimin e transferit të të burgosurve në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG