Ndërlidhjet

Rusi-BE: Samiti përfundoi, mospajtimet mbeten


Liderët e Rusisë dhe ata të Bashkimit Evropian e kanë përfunduar samitin dyditësh në qytetin Khabarovsk, por dallimet për energji dhe çështje të tjera mbeten.

Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, në konferencën e sotme për shtyp, tha se BE-ja nuk ka për qëllim të largohet nga marrëveshja energjetike për lidhje me Evropën Lindore, përkundër kritikave nga Rusia.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, e përsëriti thirrjen për një marrëveshje të re tregtare për energji, duke thënë se shpreson se liderët e BE-së do t’i shqyrtojnë idetë ruse për naftë dhe gaz.

Ai ka shprehur edhe shqetësim lidhur me programin për partneritet të BE-së me ish vendet sovjetike, duke thënë se ai nuk do të duhej të shndërrohej në partneritet kundër Rusisë.

Presidenti çek, Vaclav Klasu, vendi i të cilit e kryeson presidnecën e BE-së, tha se samiti e ka përmirësuar besimin në raportet e dëmtuara rëndë nga ndërprerja e gazit rus për Evropë, nëpër Ukrainë në muajin janar dhe nga lufta Gjeorgji – Rusi, verën e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG