Ndërlidhjet

Uashingtoni e furnizon Poloninë me raketa


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Polonisë thonë se Uashingtoni do ta vendosë sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni, pavarësisht nga vendimi i presidentit Barack Obama, lidhur me planet për mbrojtjen raketore amerikane në Poloni dhe në Çeki.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar, Uashingtoni do ta ndihmoj mbrojtjen ajrore të Polonisë me raketat tokë – ajër, ndërsa si masë kthyese, do të jetë pajtimi i Polonisë për vendosjen e elementeve të mbrojtjes raketore amerikane.

Rusia e kundërshton fuqishëm sistemin e mbrojtjes raketore amerikane në Evropë, që ishte propozuar nga ish presidenti Xhorxh Bush. Moska thotë se ky sistem paraqet kërcënim për sigurinë e Rusisë.
XS
SM
MD
LG