Ndërlidhjet

Xho Bajden arriti në Bejrut


Zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajden, arriti sot në Bejrut, pas turneut ballkanik, me ç’rast vizitoi Bosnjë Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo është vizita e parë amerikane e këtij niveli të lartë, gjatë tri dekadave të fundit. Gjatë qëndrimit në Bejrut, zoti Bajden, do të takohet me zyrtarët më të lartë të Libanit.

Kjo vizitë ka për qëllim “riforcimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Libanin e pavarur dhe sovran”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Vizita po bëhet dy javë para zgjedhjeve, që konsiderohen shumë të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG