Ndërlidhjet

logo-print

Athinë: Policia përleshet me myslimanët


Polica greke ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra myslimanë të cilët i sulmuan ata me shkopinjë dhe gurë jashtë ndërtesës së parlamentit për shkak të, siç thanë ata, shkatërrimit të një Kurani nga një polic grek.

Rreth 1500 myslimanë parakaluan në Athinë në shenjë proteste për këtë incident. Të enjtën, Unioni i Myslimanëve Grek raportoi se gjatë kontrollimeve policore në një shitore me pronar sirian, një pjesëtarë i policisë kishte marrë Kuranin e një klienti, e kishte hedhur atë në tokë dhe kishte shkelur mbi të.

Kjo ishte protesta e dytë, pasi të mërkurën 1000 emigrantë kishin paralakuar në qytet duke thyer xhamat e disa shitoreve dhe veturave.
XS
SM
MD
LG