Ndërlidhjet

Ilves kritikon Klaus-in


Presidenti i Estonisë, Tomas Hendrik Ilves, ka kritikuar homologun e tij çek, Vaclav Klaus, në lidhje me sugjerimin e tij që BE-ja t’i kushtojë më shumë vëmendje interesave ruse se sa atyre të shteteve nga Baltiku.

Klaus i ka thënë gazetave çeke se Rusia është një “shtet i madh, i fuqishëm dhe ambicioz” që meriton më shumë vëmendje se sa Estonia dhe Lituania. Ilves tha se deklarata e Klaus-it është një “frazë për keqardhje” dhe shtoi se mendon se, si e tillë, nuk pasqyron qëndrimin e popullit dhe të qeverisë çeke.

Republika e Çekisë është udhëheqëse aktuale e presidencës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG