Ndërlidhjet

Bajden: Nuk duhet Dejtoni II


Bosna është vendi më potencial në Ballkan për dhunë të re, por nuk ka nevojë për ribërjen e marrëveshjes për paqe të Dejtonit, tha zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden në fund të vizitës së tij në Ballkan e cila përfundoi të premten.

Në kampin ushtarak Boondsteel në Ferizaj, Bajden tha para gazetarëve se kundërshton mbajtjen e një konference ndërkombëtare me qëllim të zëvendësimit të marrëveshjes së Dejtonit.

“Nuk ka nevojë për një Dejton II”, tha Bajden, për të shtuar se “Dejtoni II në këtë çast do të vështirësonte situatën”.

“Dejtoni II do të nxiste impulset nacionaliste dhe ajo që na duhet është realizimi i Dejtoni të vitit 1995”, ka thënë zëvendëspresidenti Bajden.
XS
SM
MD
LG