Ndërlidhjet

Ban Ki Moon viziton Shri Lankën


Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, vizitoi sot në Shri Lankë njërin nga kampet e refugjatëve të tamilëve të cilët janë zhvendosur për shkak të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve seperatisë të Tigrave tamilë.

Ban Ki Moon tha se prioritet i vizitës së tij është sigurimi i asistencës substanciale humanitare “për më shumë se 300.000 të zhvendosur me nevoja për ushqim, ujë dhe gjëra sanitare”.

Vizita e kreut të OKB-së në Shri Lankë vjen pasi që ky vend dekaroi fitoren e luftës 25 vjeçare mbi Tigrat tamilë.
XS
SM
MD
LG