Ndërlidhjet

Asad: Izraeli pengesë për paqe


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, e ka hapur sot sesionin e Organizatës së Konferencës Islamike në Damask, duke vlerësuar se Izraeli është “pengesa kryesore” për paqe në Lindjen e Mesme.

Ai tha se këtë konstatim e kanë dëshmuar edhe katër rundet e negociatave të Sirisë me Izraelin, vitin e kaluar, me ndërmjetësimin e Turqisë.

Damasku i ka bllokuar këto negociata, në fillim të këtij viti, për shkak të ofensivës izraelite kundër Rripit të Gazës.

Pritet që në takimin e Organizatës së Konferencës Islamike, që zgjatë deri të hënën, përfaqësuesit e 57 vendeve, pos për konfliktin izraelito-arab, do të diskutojnë edhe për situatën në Irak, në Somali dhe në Sudan.
XS
SM
MD
LG