Ndërlidhjet

Greqi: Përleshje ndërmjet policisë dhe myslimanëve


Autoritetet në Greqi thonë se 14 vetë janë lënduar dhe 46 të tjerë janë arresutar, për shkak të përleshjeve ndërmjet policisë dhe myslimanëve, që ishin të zemëruar për dyshime se një polic grek e kishte shkatërruar Kuranin.

Dje policia përdori gaz lotsjellës dhe granata për t’i shpërndarë qindra protestues para parlamentin dhe në pjesë të tjera të Athinës.

Protestuesit hodhën gurë dhe gjëra të tjera në drejtim të policisë. Sipas zyrtarëve, gjatë trazirave janë dëmtuar disa ndërtesa dhe afro 75 vetura.

Raportohet se në mesin e personave të lënduar, që ishin dërguar në spital, ishin 7 policë dhe 7 protestues.

Policia tha se po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet për shkatërrimin e Kuranit.
XS
SM
MD
LG