Ndërlidhjet

Vekariq: Do të kërkojmë deklaratë nga Limaj


Zëdhënësi i Prokurorisë për krime të luftës në Serbi, Bruno Vekariq, ka thënë sot se shpreson se kjo prokurori së shpejti do ta marrë deklaratën e ministrit aktual në Kosovë, Fatmir Limaj, kundër të cilit janë ngritur hetime në Beograd.

“Nga UNMIK-u dhe EULEX-i do të kërkojmë që të na mundësohet një bisedë me Limajn, pasi si ministër e ka një lloj të imunitetit”, u tha Vekariq mediave të Serbisë dhe shtoi se përfaqësues të prokurorisë janë të gatshëm të shkojnë në Prishtinë dhe “të marrin deklaratë nga Limaj, si i dyshuar”.

Ministri Fatmir Limaj vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG