Ndërlidhjet

Pakistan: U rrëmbye një turist francez


Policia në provincën Baluçistan, në juperëndikm të Pakistanit, njoftoi sot se një grup i personave të armatosur e kanë rrëmbyer një turist francez.

Ai u rrëmbye derisa udhëtonte drejt kufirit me Iranin.

Raportohet se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë rrëmbim.

Është e njohur se në hapësirën e Baluçistanit veprojnë grupe të militantëve të lidhur me al-Kaidën dhe talibanët.

Policia tha se turisti francez nuk i kishte informuar zyrtarët lokalë se planifikonte të shkonte në Iran. Për udhëtime të këtilla, të gjithë personat e jashtëm, duhet t’i njoftojnë autoritetet.
XS
SM
MD
LG