Ndërlidhjet

Kajro: Janë arrestuar 7 vetë


Ministria e brendshme e Egjiptit njoftoi se ka arrestuar 7 persona nga një grup, që ka lidhje me al-Kaidën.

Këta persona, në muajin shkurt, kishin ndërmarrë një sulm në një treg në Kajro, duke vrarë një të ri francez.

Në mesin e të arrestuarve janë dy palestinezë, dy egjiptas, një britaniko-egjiptian, një tunizian nga Belgjika dhe një francezo-shqiptar.

Zyrtarët e Egjiptit thonë se grupi, poashtu, kishte për qëllim t’i merrte në shënjestër edhe vendet e tjera turistike në Egjipt dhe rezervat e naftës në Siwa Oasis, afër Kajros.
XS
SM
MD
LG