Ndërlidhjet

Horst Keler – përsëri president i Gjermanisë


President i Gjermanisë, për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, përsëri është zgjedhur Horst Keler, i cili është mbështetur nga demokristianët e kancelares Angela Merkel.

Zgjedhja e tij është bërë në Parlamentin e Gjermanisë, ku përveç 612 anëtarëve të këtij parlamenti, merrnin pjesë edhe 612 delegatë nga 16 legjislaturat lokale.

Zoti Keler fitoi 613 vota, aq sa ishte minimumi i nevojshëm për zgjedhje.

Rivalja e tij, Gezine Shvan, nga Partia Socialdemokrate, fitoi 503 vota.
XS
SM
MD
LG