Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: U vranë dy amerikanë


Shqetësimet për sigurinë në të ashtuquajturën Zonë të fortifikuar ndërkombëtare në Bagdad, janë shtuar pas vrasjes së dy amerikanëve brenda kësaj hapësire.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se trupi i një kontraktori amerikan është gjetur të premten, me gjasë i therrur për vdekje, ndërsa kontraktori tjetër nga Shtetet e Bashkuara ishte vrarë, poashtu të premten, afër ambasadës amerikane në këtë zonë me siguri të madhe.

Forcat e sigurisë irakiane e patën marrë kontrollin në këtë zonë në fillim të këtij viti, sipas marrëveshjes për siguri ndërmejt Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.

Në Zonën e fortifikuar gjenden një numër i ministrive irakiane, pastaj ambasada amerikane dhe ajo britanike.
XS
SM
MD
LG