Ndërlidhjet

logo-print

India e shqetësuar për forcën Kinës


Komandanti i forcave ajrore të Indisë, Fali Homi Major, tha se vendi i tij ndjen se ballafaqohet me kërcënim të madh nga Kina dhe Pakistani, pasi Nju Delhi ka shumë pak njohuri për kapacitetet luftarake të Kinës.

Për këtë çështje ka raportuar gazeta Hindustan Times.

Agjencia Reuters thekson se, sipas të dhënave zyrtare, Kina e ka armatën, që është pothuajse sa tri herë ushtria e Pakistanit.

India dhe Kina kanë zhvilluar luftë lidhur me kufirin në Himalaje, në vitin 1962 dhe të dy palët akuzojnë njëra tjetrën se kanë okupuar pjesë të mëdha të territorit të tyre.
XS
SM
MD
LG